SHFLETO LIBRIN
propedeutika e mjekësisë interne
Semiologjia klinike
Gani Bajraktari
Botimi i parë
Ky tekst radhitet ndër tekstet më cilësore të profilit të tij në botën mjekësore mbarëshqiptare
14.95€
9.95€
5€ ulje
Sasia 50 copë
Oferta e vlefshme deri me 10 qershor 2016
320 faqe të ilustruara me ngjyra
Lidhje me qepje
Dimensionet: 17 x 24 x 2 cm
Pesha : 690 gr
ISBN 978-9951-460-31-6
Transporti nga blerësi.
Transporti falas Për porositë mbi 40€
Atlasi i farmakologjisë
9.95 EUR
Onkologjia
14.95 EUR
Radologjia
7.95 EUR
Bimet mjekesore
2.95 EUR
Interpretimi i EKG-së
5.95 EUR
Auskultacioni
4.95 EUR
Prof. Asoc. Gani Bajraktari
PhD FESC FACC
Internist-kardiolog
Drejtor i Klinikës së Kardiologjisë, Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Prishtinë
Shef i Katedrës së Mjekësisë Interne,
Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prishtinë
Kontribues
Dr. Adem Haziri dr. sc.
Internist-gastroenterolog
Klinika Interne, Qendra Klinike Universitare e Kosovës
Asistent në Katedrën e Mjekësisë Interne, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës
Adnan Emini
Kryeredaktor shkencor,
Zëvendës-president
ALB-MED, Dragash
Dr. Afërdita Ukimeri
Hematologe
Klinika e Hematologjisë, Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Prishtinë
Dr. Afrim Blyta dr.sc.
Neuropsikiatër
Klinika e Neurologjisë, Qendra Klinike Universitare e Kosovës,
Profesor në Katedrën e Neuropsikiatrisë, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës
Dr. Afrim Poniku
Internist-kardiolog
Klinika e Kardiologjisë, Qendra Klinike Universitare e Kosovës
Asistent në Katedrën e Mjekësisë Interne, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës
Dr. Agron Ylli dr.sc.
Endokrinolog
Klinika e Endokrinologjisë, QSUT “Nënë Tereza”, Tiranë
Profesor i endokrinologjisë, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Shkencave Mjekësore
Dr. Alma Idrizi dr.sc.
Nefrologe
Klinika e Nefrologjisë, QSUT “Nënë Tereza”, Tiranë
Profesor asistent i semiologjisë klinike, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Shkencave Mjekësore
Dr. Anesti Kondili dr.sc. FESC
Kardiolog
Profesor i kardiologjisë
Fakulteti i Mjekësisë,
Universiteti i Shkencave Mjekësore, Tiranë
Dr. Arben Ivanaj
Hematolog
Klinika e Hematologjisë, QSUT “Nënë Tereza”, Tiranë
Profesor i hematologjisë
Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Shkencave Mjekësore
Dr. Arlind Batalli
Internist-kardiolog
Klinika e Kardiologjisë,
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Prishtinë
Asistent në Katedrën e Mjekësisë Interne,
Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës
Dr. Artan Ahmeti
Internist-kardiolog
Klinika e Kardiologjisë
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Prishtinë
Asistent në Katedrën e Mjekësisë Interne,
Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës
Dr. Behxhet Osmani
Pneumoftiziolog
Klinika e Sëmundjeve të Mushkërive
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Prishtinë
Profesor në Katedrën e Mjekësisë Interne
Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës
Dr. Bejtush Zylfiu dr.sc.
Internist-nefrolog
Klinika interne
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Prishtinë
Asistent në Katedrën e Mjekësisë Interne
Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës
Dr. Besim Morina
Internist
Asistent në Katedrën e Fiziologjisë Patologjike
Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës
Dr. Dafina Bytyqi PhD
Specializante e ortopedisë
Asistente në Katedrën e Fiziologjisë Patologjike
Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës
Dr. Dardan Koçinaj dr.sc.
Internist
Klinika e Kardiologjisë
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Prishtinë
Asistent në Katedrën e Mjekësisë Interne
Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës
Dr. Driton Vela
Internist
Asistent në Katedrën e Fiziologjisë Mjekësore
Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës
Dr. Edmond Haliti
Internist-kardiolog
Klinika e Kardiologjisë
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Prishtinë
Asistent në Katedrën e Mjekësisë Interne
Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës
Dr. Emrush Kryeziu dr.sc.
Internist-hematolog
Klinika e Hematologjisë
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Prishtinë
Profesor në Katedrën e Mjekësisë Interne
Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës
Dr. Fadil Ademaj
Internist-kardiolog
Klinikum Nürnberg Süd,
Nürnberg, Gjermani
Dr. Fisnik Jashari PhD
Specializant i neurologjisë
Asistent në Katedrën e Histologjisë
Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës
Dr. Gazmend Zhuri dr.sc.
Pneumoftiziolog
Klinika për Sëmundje të Mushkërive,
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Prishtinë
Asistent i angazhuar në Katedrën e Mjekësisë Interne, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës
Dr. Hedvig Kadriu dr.sc.
Internist
Ligjërues në Katedrën Paramjekësore
Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës
Dr. Ibadete Bytyçi
Specializante e Kardiologjisë
Klinika e Kardiologjisë,
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Prishtinë
Dr. Ilir Kurtishi
Onkolog
Instituti i Onkologjisë,
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Prishtinë
Asistent në Katedrën e Fiziologjisë Mjekësore,
Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës
Dr. Ilir Rrecaj mr.sc.
Specialist i mjekësisë familjare
Asistent i angazhuar në lëndën Mjekësi Familjare, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës
Dr. Jehona Ismaili
Interniste - reumatologe
Klinika e Reumatologjisë,
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Prishtinë
Dr. Jovan Basho dr.sc.
Gastroentero-hepatolog
Shërbimi Hepatologji/Gastroenterologji,
QSUT „Nënë Tereza“, Tiranë
Profesor i gastroentero-hepatologjisë,
Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Shkencave Mjekësore
Dr. Kaltrina Ahmeti-Ajeti
Specializante e mjekësisë interne
Asistente në Katedrën e Mjekësisë Interne,
Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës
Dr. Kelmend Pallaska dr.sc.
Internist-kardiolog
Klinika e Kardiologjisë,
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Prishtinë
Asistent në Katedrën e Mjekësisë Interne,
Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës
Dr. Masar Gashi dr.sc. FESC
Internist-kardiolog
Klinika e Kardiologjisë,
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Prishtinë
Profesor në Katedrën e Mjekësisë Interne,
Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës
Dr. Merita Emini-Sadiku dr.sc.
Interniste-endokrinologe
Asistent në Katedrën e Mjekësisë Interne
Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës
Dr. Mimoza Berbatovci-Ukimeri
Interniste-nefrologe
Klinika e Nefrologjisë,
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Prishtinë
Dr. Myftar Barbullushi dr.sc.
Nefrolog
Shërbimi i Nefrologjisë, QSUT “Nënë Tereza”, Tiranë
Profesor i nefrologjisë,
Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Shkencave Mjekësore
Dr. Nehat Rexhepaj mr.sc.
Internist-kardiolog
Klinika e Kardiologjisë,
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Prishtinë
Asistent i angazhuar në Katedrën e Mjekësisë Interne, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës
Dr. Perlat Kapisyzi dr.sc. FCCP
Pneumolog
Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, Tiranë
Profesor dhe shef i lëndës së pneumologjisë,
Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Shkencave Mjekësore
Dr. Pranvera Ibrahimi PhD
Specializante në kardiologji,
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Prishtinë
Dr. Premtim Rashiti
Internist
Specializant në kardiologji
Asistent në Katedrën e Anatomisë,
Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës
Dr. Rrezarta Alihajdaraj-Halili
Interniste
Asistente në Katedrën e Mjekësisë Interne
Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës
Dr. Rukije Mehmeti mr.sc.
Pneumoftiziologe
Klinika e Sëmundjeve të Mushkërive,
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Prishtinë
Dr. Rina Tafarshiku
Interniste dhe specializante në endokrinologji
Asistent në Katedrën e Mjekësisë Interne
Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës
Dr. Sadik Zeka dr.sc.
Internist-gastroenterolog
Klinika e Gastroenterologjisë
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Prishtinë
Profesor në Katedrën e Mjekësisë Interne
Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës
Dr. Shpend Elezi dr.sc.
Internist-kardiolog
Profesor në Katedrën e Mjekësisë Interne
Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës
Dr. Skender Baca mr.sc.
Pneumoftiziolog
Klinika e Sëmundjeve të Mushkërive,
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Prishtinë
Dr. Skender Telaku dr.sc.
Internist-gastroenterolog
Klinika e Gasroenterologjisë,
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Prishtinë
Asistent i angazhuar në Katedrën e Mjekësisë Interne, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës
Dr. Sylejman Rexhepi dr.sc.
Internist-reumatolog
Klinika e Reumatologjisë,
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Prishtinë
Profesor në Katedrën e Mjekësisë Interne,
Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës
Dr. Tefik Leci mr.sc.
Pneumoftiziolog
Klinika e Sëmundjeve të Mushkërive,
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Prishtinë
Dr. Ymer Elezi dr.sc.
Internist-nefrolog
Klinika e Nefrologjisë,
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Prishtinë
Profesor në Katedrën e Mjekësisë Interne
Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës
Dr. Venera Berisha-Muharremi dr.sc. Interniste-endokrinologe
Klinika e Kardiologjisë,
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Prishtinë
Asistent në Katedrën e Mjekësisë Interne
Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës
Dr. Viola Gjylameti-Çavolli
Specializante në hematologji
Klinika e Hematologjisë
Qendra Spitalore-Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë
Dr. Visar Berisha
Internist-gastroenterolog
Asistent në Katedrën e Fiziologjisë Patologjike
Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës
Dr. Vjollca Hadri mr.sc.
Pneumoftiziologe
Klinika e Sëmundjeve të Mushkërive,
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Prishtinë
Dr. Xhavit Bicaj
Radiolog
Profesor në Katedrën e Radiologjisë,
Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës
Dr. Zoja Bujupi mr.sc.
Pneumoftiziologe
Klinika e Sëmundjeve të Mushkërive
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Prishtinë
Pjesa e përgjithshme 1
Kapitulli 1: HYRJE 2
Kapitulli 2: HISTORIKU I SËMUNDJES 8
Kapitulli 3: EKZAMINIMI FIZIK 16
Kapitulli 4: EKZAMINIMI I PËRGJITHSHËM 22
Pjesa speciale 47
Kapitulli 5: EKZAMINIMI I SISTEMIT RESPIRATOR 48
Kapitulli 6: EKZAMINIMI I SISTEMIT KARDIOVASKULAR 76
Kapitulli 7: EKZAMINIMI I SISTEMIT DIGJESTIV 148
Kapitulli 8: EKZAMINIMI I SISTEMIT HEMOPOETIK 184
Kapitulli 9: EKZAMINIMI I SISTEMIT ENDOKRIN 198
Kapitulli 10: EKZAMINIMI I SISTEMIT UROGJENITAL 216
Kapitulli 11: EKZAMINIMI I SISTEMIT LOKOMOTOR 236
Kapitulli 12: EKZAMINIMI I SISTEMIT NERVOR 250
Bibliografia 270
Pjesa për vetëtestim 283
Pyetjet 284
Përgjigjet 292
Indeksi 294
Në veprën e njohur klasike angleze “Liza në botën e çudirave” zhvillohet një dialog shumë interesant ndërmjet personazheve Macja e dëshirave dhe Lizës, e cila, e hutuar ecte në një vend të panjohur. Kur arriti në një udhëkryq, ajo takoi Macen e dëshirave dhe e pyeti:
– “Ju lutem, a e dini se ku të shpie kjo rrugë?”
– “Po ku doni të shkoni?” – interesohet Macja.
– “Nuk e di!” – i përgjigjet Liza.
– “Nëse nuk e dini se ku po shkoni, atëherë nuk ka rëndësi se ku ju shpie rruga!” – ia kthen Macja.
Mjekësia është shkencë e veçantë por “fatkeqësisht” jo ekzakte! Çdo pacient ka individualitetin e tij dhe kur mjeku (e sidomos mjeku i ri) gjendet përpara pacientit, shpesh ndodhet në pozitën e Lizës në udhëkryq pa e ditur se ku do të arrijë në fund. Që mjeku i ri të mos gjendet në këtë pozitë, gjatë shekujve, shumë autorë kanë bërë përpjekje që të strukturojnë procesin e diagnostikimit dhe faktorët që ndikojnë në të. Bazuar në punën e tyre kolosale dhe përvojën tonë modeste, ky libër do të jetë një kontribut i autorit me bashkëpunëtorë që, studenti ynë të përvetësojë me lehtësi njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme, në mënyrë që me kompetencë dhe pavarësi të mjekojë çdo pacient në punën e tij të ardhshme profesionale. Por, si të arrihet ky qëllim? Që në vitin e parë të studimeve, shumë studentë të mjekësisë ëndërrojnë të bëhen kirurg e kardiolog “të mëdhenj”, e të tjerët, mjek të aftë. Pra, studenti fillon “me një ëndërr” shumë të rëndësishme, pa të cilën nuk ka ecje përpara në jetë. Më ka pëlqyer shumë një analizë e autorëve që merren
me cilësinë dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore. Njëri nga ta kishte vërejtur se një trajner basketbolli u kishte thënë lojtarëve që gjatë gjithë lojës të mos ia ndanin sytë për asnjë çast tabelës së rezultatit! Por, “obsesioni me rezultatin është pengesë serioze për arritjen e fitores”. Si mundet ekipi të fitojë nëse trajneri kërkon nga lojtarët të mbajnë sytë vazhdimisht në tabelën e rezultatit?”. Ndërkaq, një trajner tjetër i kishte porositur të kundërtën: “..harroni rezultatin, studioni strategjitë e lojës; si të mbani topin, ku të vendosni duart, këmbët, si të ballafaqoheni me kundërshtarin, e mbi të gjitha, si të luani të pavarur?!”. Ky është qëlli-
mi kryesor edhe në studimin e mjekësisë; që të merrni njohuritë e nevojshme, të mësoni shkathtësitë për kryerjen e ekzaminimit, për punë në ekip dhe, më e rëndësishmja, të aftësoheni për të mësuar i pavarur dhe të fitoni shprehinë për të mësuar gjatë tërë jetës.
Në një moment të shkollimit, studentët, madje
dhe mjekët me përvojë, fitojnë vetëbesimin se kanë avancuar, kanë dije dhe shkathtësi të mira. Nganjëherë ndodh që të vetëmjaftohemi, por e vërteta është se gjithmonë mund të përmirësohet diçka dhe sado të mëdha të jenë njohuritë e shkathtësitë, ato nuk kanë fund, kurse gjërat elementare luajnë rol të rëndësishëm dhe vendimtar.
Një grup i alpinistëve të rryer kishte filluar një ngjitje të re në malin Mount Rainier, një mal më i ulët se Everesti, në të cilin ishin ngjitur disa herë. Por këtë herë, atyre iu ishte bashkëngjitur një alpi-
nist i njohur (Phil Ershler). Udhëheqësi i grupit po i tregonte alpinistit të njohur që sa herë e kishin arritur majën, ishin rraskapitur! Ershler i këshilloi që, “para se të niseshin, duhet të mësonin sërish, si të ecin dhe si të merrnin frymë”. Prijësi i grupit mendoi “ky është i çmendur”, kurse pjesëtarët e tjerë të grupit, që kishin përvojë, duke qeshur, thanë: “këtu jemi për të mësuar teknika të reja, dhe jo si të ecim e të marrim frymë!” Megjithatë, Ershleri bëri atë që deshi, dhe pas gjashtë orësh, grupi kishte ndërruar mendjen! Ata kishin ushtruar shprehitë, veprimet dhe frymëmarrjen e pavetëdijshme, të cilat ishin transformuar në mjete të vetëdijshme, të planifikuara, dhe të përmbledhura për sukses në ngjitje malit. Mësuan edhe “hapin pushues”, shfrytëzimin e ritmit, bisedën gjatë lëvizjes, përqendrimin e vëmendjes, alternativat e vendosjes së këmbës, kërcimin dhe rrëshqitjen në kohën e duhur. Grupi morri mësime edhe mbi pajisjet, formën e borës, vendosjen e këmbëve e të duarve dhe largësinë mes anëtarëve të grupit. Dhe kështu, nën këshillimin e Ershlerit, ecja dhe frymëmarrja nuk pengonin, e as ishin tronditëse. Ata dallonin nga fillestarët e dëshpëruar dhe frikësuar majave të bjeshkëve.
Ata kishin bërë bashkimin e shumë pjesëve të vogla dhe të qëllimshme, secila e projektuar nga teoria, përvoja praktike dhe logjika. Ditën tjetër grupi ecte dhe merrte frymë në mënyrë të re. Ata arritën në cakun e tyre, të sprovuar dhe pa u rraskapitur: bjeshka e njëjtë, metoda e re, përvoja e ndryshme!
Prandaj, qëllimi i këtij libri është të mësojë studentin që pasi të ketë përvetësuar njohuritë, shkathtësitë dhe qasjet, të mos harrojë që të kthehet sërish të mësojë, të përsërisë gjërat elementare në mjekësi, ose “si të ecë dhe të merrë frymë”, edhe pse nganjëherë duket se ato dihen vetvetiu.
2016 © ALB-MED
Të gjithë të drejtat e rezervuara.